PLANET PËR NJË MARTESË TË DYTË/ Si rrallëherë, Eneda Tarifa hap zemrën me publikun (FOTO) – AlpeGossip
PLANET PËR NJË MARTESË TË DYTË/ Si rrallëherë, Eneda Tarifa hap zemrën me publikun (FOTO)

PLANET PËR NJË MARTESË TË DYTË/ Si rrallëherë, Eneda Tarifa hap zemrën me publikun (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Eneda Tarifa ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Shiko lush luan”. Si rrallëherë, ajo ka folur rreth jetës së saj private duke deklaruar se është e hapur për një martesë të dytë.

Eneda tha se dasmat duhet të jenë fryt i një dashurie të madhe dhe nëse i vjen, atëherë do ta pranojë. Megjithatë, ajo shtoi se aktualisht nuk është në kërkim pasi ndihet rehat kështu siç është.

“Unë mendoj se dasma duhet të vijë si fryt i një dashurie të madhe dhe mendoj se nëse vjen pse jo. Nuk jam e mbyllur ndaj një martese të dytë, por nuk e kërkoj. Nuk jam duke e kërkuar fare. Jam shumë mirë kështu”, u shpreh Eneda.