Teksa unë nuk kam lyer ende flokët për herë të parë Dafina Zeqiri ndryshoi përsëri look-un për të 234562 herë. Këngëtarja padyshim karakterizohet nga eksperimentet e shpeshta dhe ekstreme që bën me flokët e saj, por kësaj radhe ka shkuar përtej pritshmërive.
Dy ditë më parë ajo ndau me fansat një foto ku tregoi se i kishte prerë flokët shumë të shkurtra.
“Sa më të shkurtra flokët, aq më shumë t’i ngulin sytë”, shkruante Dafina krahas fotos.
Vetëm pas 48 orësh duket se Dafinës i është mërzitur modeli i parë dhe nga me flokë të shkurtra, ajo duket një bjonde yll, por me rrënjën lejla. Një dyshe ngjyrash jo edhe aq e zakonshme duhet thënë….
Sigurisht flokët nuk mund të zgjaten kaq shumë brenda dy ditëve, prandaj një pamje e tillë e këngëtares na shton dyshimet se me siguri Dafina mund të jetë duke u përgatitur për klipin e këngës së re.










![“Leku letër”, nuk do ta besoni sa ka kushtuar veshja e Lori Hoxhës në Londër! [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/fflllololollolo-400x225.jpg)




