LIAN DUKE I RËNË PIANOS/ Vesa Luma na prezanton me "cover-in" më të bukur të këngës së re - AlpeGossip
LIAN DUKE I RËNË PIANOS/ Vesa Luma na prezanton me “cover-in” më të bukur të këngës së re

LIAN DUKE I RËNË PIANOS/ Vesa Luma na prezanton me “cover-in” më të bukur të këngës së re

Vesa Luma ju rikthye tregut muzikor me një projekt të ri që rezultoi i suksesshëm. Pas shumë kohësh larg këngës, këngëtarja bashkëpunoi me Denik Prizrenin në ‘S’paska qenë e shkrume’. Shumë e kanë kënduar së bashku me Vesën këtë këngë, por performanca më e veçantë për të me siguri është kjo që ka publikuar së fundmi.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’ Vesa na ka treguar si e ka nisur ditën e sotme. I vogli i saj, Lian këndon këngën e së ëmës dhe performon me një piano përpara. Ky me siguri është ‘cover-i’ më special që mund të dëgjonte këngëtarja.

I vogli Lian rritet çdo ditë dhe talenti i tij i trashëguar nga prindërit për artin dhe muzikën ka nisur të shfaqet që tani. Me siguri në të ardhmen do kemi surpriza edhe nga i vogli i familjes së Vesës dhe Big Bastës.