“VAKSINOHUNI, MOS DËGJONI…”/ Meridiani preket teksa flet për vaksinimin: Humba babanë sepse nuk besonte – AlpeGossip
“VAKSINOHUNI, MOS DËGJONI…”/ Meridiani preket teksa flet për vaksinimin: Humba babanë sepse nuk besonte

“VAKSINOHUNI, MOS DËGJONI…”/ Meridiani preket teksa flet për vaksinimin: Humba babanë sepse nuk besonte

Mbrëmjen e djeshme banorët janë vendosur nga “Vëllai i Madh” përballë një tjetër loje. Pasi janë ndarë në çifte, ata kishin për të debatuar për tema të përzgjedhura rastësisht.

Ilirit dhe Meridianit i është dashur të debatojnë për vaksinimin e detyrueshëm. Që të dy shprehen argumente të shumta, duke nisur që nga efikasiteti e deri te besueshmëria.

“Mos dëgjoni idiotët që thonë teoria”/ Meridiani

Teksa ndodheshin në mes të debatit, ishte Meridiani ai i cili zgjodhi të tërhiqej për shkak të frikës se do të jepte mesazhe të gabuara në publik. Por jo vetëm kaq, por ai gjithashtu rrëfeu për banorët emocionalitetin që përmban kjo temë.

“Mos dëgjoni idiotët që thonë teoria”/ Meridiani

“Unë dua ta ndërpres sepse nuk dua të jap mesazhe të gabuara. I bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen, është e vetmja mënyrë shpëtimi. Unë kam humbur babanë nga kjo gjë. Mos dëgjoni idiotët që thonë teoria nëpër televizion”, tha ai i prekur.

Pas kësaj deklarate, Meridiani mori ngushëllimin dhe përkrahjen e të gjithë banorëve.