PO “SHPËRTHEN” RRJETI/ Kjo video EPIKE e moderatores së “Vizion+” do t’ju shkrijë së qeshuri – AlpeGossip
PO “SHPËRTHEN” RRJETI/ Kjo video EPIKE e moderatores së “Vizion+” do t’ju shkrijë së qeshuri

PO “SHPËRTHEN” RRJETI/ Kjo video EPIKE e moderatores së “Vizion+” do t’ju shkrijë së qeshuri

Kur je në transmetim live, mund të ndodhin të papritura, por për moderatoren shqiptare Pranvera Borakaj, ka ndodhur më shumë se aq.

Në një prej puntatave të emisionit “7 pa 5”, ajo ishte duke pritur një lidhje me Skype. Por pasi lidhja nuk u realizua, moderatorja ia plasi të qeshurës dhe nuk kishte njeri që ta ndalte.

“Kam përshtypjen se kemi një problem teknik. Këto janë gjera që ndodhin në një transmetim live”, shprehet Pranvera ndërkohë që zëri i dridhej nga e qeshura.

Pas disa sekondave, Pranvera u qetësua dhe filloi të fliste për një tjetër çështje, por nuk u mbyll me kaq. Videoja po qarkullon në internet dhe moderatori Ermal Mamaqi është ndër të parët që e ka postuar me shkrimin:

“Unë çdo herë që jam ngritur para klasës për të thënë mësimin…nuk ndaloj dot. e kam parë 1452729188222 herë”.