ME PRANGA NË KËMBË E DUAR/ Reperi i famshëm përballet me burgim të përjetshëm – AlpeGossip
ME PRANGA NË KËMBË E DUAR/ Reperi i famshëm përballet me burgim të përjetshëm

ME PRANGA NË KËMBË E DUAR/ Reperi i famshëm përballet me burgim të përjetshëm

Reperi i famshëm Tekashi 6ix9ine mund ta kalojë gjithë jetën në burg pas akuzave të ngritura kundër tij në gjykatën federale të hënën.

Sipas një dëshmitari okular, reperi u shfaq në gjykatë me duart dhe këmbët e tij me pranga.

Ai përballet me gjashtë akuzat: komplot me të tjerët për të bërë shantazh, qëllimin me armë zjarri ndërsa kryente një krim, dhunimin me anë të shantazhit, sulm me armë të rrezikshme, mbajtja e një arme zjarri dhe kryerja e një krimi me ndihmën e shantazhit.

Dy nga akuzat  kundër Tekashit kanë një dënim maksimal me burg të përjetshëm. Ai përballet me një minimum prej 32 vitesh burg.

Sipas dokumentave gjyqësore reperi së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë të bandës Nine Trey Gangsta Bloods kërcënuan dhe shantazhuan për zgjerimin e biznesit të tyre të narkotikëve.

Prokurorët shkruan në atakuzë se  Nine Trey ka shpërndarë drogë duke përfshirë fentanil, MDMA, marijuanë, heroinë në Manhattan, Brooklyn dhe Bronks.