Besojeni ose jo: Oriola Marashi do të jetë në Brit Awards – AlpeGossip
Besojeni ose jo: Oriola Marashi do të jetë në Brit Awards

Besojeni ose jo: Oriola Marashi do të jetë në Brit Awards

Teksa sytë e shqiptarëve në ndarjen e çmimeve BRIT Awards janë mbi artisten Dua Lipa, një tjetër shqiptare duket se do të jetë pjesë e ceremonisë së muzikës britanike.

 

Bëhet fjalë për modelen super sexy Oriola Marashi, e cila ndonëse nuk do të jetë personalisht në ceremoni, do të shfaqet gjatë mbrëmjes së shumëpritur në videoklipin e këngës “Mama”, që është nominuar për çmimin e videos më të mirë.

“Sapo mora vesh që video “Mama”, e Jonas Blue dhe Will Singe, në të cilën unë dhe Donika Meziu jemi protagoniste është nominuar në BRIT Awards për videon më të mirë. Urime Shqipëri, përveç Dua Lipës është dhe dikush tjetër që ju përfaqëson!”-ka shkruar në Instagram bukuroshja e njohur, duke dhënë kështu lajmine bukur për videon që është xhiruar në bregdetin shqiptar.