"NUK NDIHESHA SEKSI"/ Kim Kardashian rrëfen pasojat e shtatzanive - AlpeGossip
“NUK NDIHESHA SEKSI”/ Kim Kardashian rrëfen pasojat e shtatzanive

“NUK NDIHESHA SEKSI”/ Kim Kardashian rrëfen pasojat e shtatzanive

Para pak ditësh, Kim na tha se temat e seksit e vënë në siklet, pasi pavarësisht personit që shfaq në Instagram, në jetën reale është shumë serioze.

Përveç kësaj, gjatë intervistës së fundit, ajo vendosi të jetë e vërtetë deri në fund dhe zbuloi pasojat që shtatzënitë lanë tek vetëbesimi dhe jeta e saj seksuale.

“Mora gati 30 kilogram gjatë shtatzënive të mia dhe s’më pëlqente vetja fare. S’ndihesha aspak seksi.”

Gjatë dy shtatzënive (pasi vajza e 3-të erdhi përmes nënës surrogate), 37-vjeçarja ka patur komplikime gjatë lindjes.

“Aty nga fundi i shtatzënisë, kur s’mund të bësh më seks mendoja gjithë kohës që nuk do të bëja më kurrë seks në jetën time. Ndihesha kaq keq për veten brenda.”- tregoi ajo duke na thënë kështu se mendimi i parë në këtë periudhë ishte se s’do të bënte më kurrë seks.

Gjithsesi, Kim tha me siguri të plotë se mëmësia e ka ndihmuar shumë të ndihet edhe më seksi publikisht tani.