”NUK E KONSIDEROJA VETEN TË BUKUR”/ Fatma tregon se si ka ndikuar Alfio në jetën e saj – AlpeGossip
”NUK E KONSIDEROJA VETEN TË BUKUR”/ Fatma tregon se si ka ndikuar Alfio në jetën e saj

”NUK E KONSIDEROJA VETEN TË BUKUR”/ Fatma tregon se si ka ndikuar Alfio në jetën e saj

Moderatorja e njohur Fatma Methasani ishte së fundmi e ftuar në rubrikën ‘Një ditë me Dojnën’ në emisionin ‘Pop Culture’. Ajo ka folur gjerë e gjatë rreth shtatzënisë e mes të tjerash ka treguar dhe se si ka ndikuar Alfio në jetën e saj.

Fatma ka treguar se në të shkuarën, nuk e ka konsideruar asnjëherë veten të bukur. Alfio me gjithë dashurinë që i ka dhuruar dhe vazhdon t’i dhurojë ka ndikuar në vetëbesimin e saj, duke e bërë të ndihet mirë me veten.

Edhe njëherë tjetër moderatorja e ka treguar publikisht sa me fat është që e ka Alfion në jetë dhe sa shumë e dashuruar ndihet. Madje dhe mësimi i parë që do t’i japë të birit, është të gjejë një vajzë që do e shikojë me të njëjtin shikim në sy sic ajo shikon partnerin.