“MË DO, S’MË DO”/ Al Bano luan me mikeshën e tij Zenepe Luka (VIDEO) – AlpeGossip
“MË DO, S’MË DO”/ Al Bano luan me mikeshën e tij Zenepe Luka (VIDEO)

“MË DO, S’MË DO”/ Al Bano luan me mikeshën e tij Zenepe Luka (VIDEO)

Gazetarja Zenepe Luka ka një miqësi shumë vjeçare me këngëtarin e mirënjohur italian Albano Carrisi. Gazetarja nga Vlora ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook, ku shihet se takon artistin italian dhe i dhuron atij një tufë me lule. Ndërkohë Carrisi fillon të luajë me petalet e luleve që merr.

“Më do, s’më do, më do, s’më do…më do!”- dëgjohet teksa thotë Al Bano dhe më pas përqafon miken e tij shqiptare.

Lidhjet e tij me Shqipërinë janë të hershme në fakt kanë nisur nga momenti i pagëzimit me emrin Albano por janë intensifikuar deri në mbërritjen e momentit që ai mban krahas pasaportes italiane edhe atë shqiptare. Carrisi ka vizituar gjithashtu në Janar të këtij viti muzeumin “Bunkart 2”.