SHPËRTHEN NË LOT NË EMISION/ Aulona Musta: Jam tronditur jashtëzakonisht shumë (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
SHPËRTHEN NË LOT NË EMISION/ Aulona Musta: Jam tronditur jashtëzakonisht shumë (FOTO+VIDEO)

SHPËRTHEN NË LOT NË EMISION/ Aulona Musta: Jam tronditur jashtëzakonisht shumë (FOTO+VIDEO)

Moderatorja Aulona Musta ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo ka folur rreth historisë së 15-vjeçares nga Tirana, e cila ra pre e abuzimit seksual nga një 65-vjeçar dhe tre djem të rinj.

Aulona është shprehur mes lotësh se kjo ngjarje e ka tronditur vërtetë shumë. Ajo ka treguar se përgjatë këtyre ditëve ka marrë mesazhe të shumta nga vajza dhe gra, të cilat kanë ndarë me të historitë e tyre.

“Në fakt shpresoj të arrij të flas, sepse më ka tronditur jashtëzakonisht shumë kjo histori…mund të flasë avokati sa të arrij të marr pak veten sepse mbase duke qenë edhe nëna e një vajze dhe duke qenë këto 24 orë gjatë gjithë kohës në kontakt me shumë vajza që më kanë shkruar.

Unë kam marrë mbi 500 mesazhe këto 34 orë, të vajzave nga 15 deri në gra 50-vjeçe, që më kanë treguar historitë e tyre dhe unë shumë prej tyre i kam ndarë në Instagram. Dhe ti e kupton se kjo gjë nuk është një histori e shkëputur. Por është realiteti jonë i përditshëm.

Këtu vajzat që në moshë të vogël ngacmohen seksualisht, abuzohen, përdhunohen nga xhaxhai, nga çuni i dajës, nga çuni i hallës, nga babai, nga fqinji, nga shokët e babait, nga çdo njeri dhe nuk kanë mbështetje, nuk kanë ku të drejtohen, asgjë nuk funksionon, asnjë institucion.

Unë kam marrë mesazhe këtu që mund t’i lexoj nga 3 persona të ndryshëm që kanë qenë në atë shkollë dhe mund të lexoj njërin prej tyre që thoshte, vajzat, kur futeshin në shkollë, roja u thoshte nuk keni për t’u futur po nuk ju preka pak nga vithet dhe nga gjoksi, ky person. Vajzat e dinin këtë gjë. Dhe kur ju kam thënë se pse nuk i thoshit mësueses, më thonin se nuk do të na besonin.

Një vajzë tjetër, po ashtu, që ishte në këtë shkollë, thoshte se kur rrinim dhe bënim pastrimin e klasës, roja vinte brenda dhe na kapte, nga organet gjenitale dhe nga gjoksi dhe ne nuk e thoshim dot këtë gjë sepse nuk do të na besonin. Sepse mësueset nuk besojnë, sepse mësueset mbyllnin sytë”, ka treguar Aulona./ “Tv Klan”