A KENI EDHE JU TË NJËJTIN MENDIM? Diola Dosti krahason veten e saj me këtë banore të BB VIP1 – AlpeGossip
A KENI EDHE JU TË NJËJTIN MENDIM? Diola Dosti krahason veten e saj me këtë banore të BB VIP1

A KENI EDHE JU TË NJËJTIN MENDIM? Diola Dosti krahason veten e saj me këtë banore të BB VIP1

Nëpërmjet një zarfi të bardhë gjatë mbrëmjes së djeshme është luajtur një lojë anonime, ku çdo banor ka patur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpi.

Kjo lojë mes tyre ka ngjallur mjaft kuriozitet dhe debate për çështjet e diskutuara. Mes shumë pyetjeve, njëra prej tyre ka ardhur për Diola Dostin, e cila u pyet se me kë personazh nga edicioni i kaluar ajo mund të krahasohej. Përgjigja e saj ishte si më poshtë:

“Me asnjë, por ndoshta për energjinë pozitive, që kam dashur të transmetoj, vetëm për energjinë dhe harenë me Beniadën”.

Këtë javë të nominuarit nga banorët janë Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo. Disa nga banorët kanë thyer përsëri rregullat, duke folur për nominimet. Së fundmi Amos, Dea dhe Bjordi kanë biseduar në oborr, ku kanë shprehur edhe mendmin e tyre se kush nga banorët mund të eleminohet të martën. Sipas Amosit këtë javë eleminohet Tea dhe sipas Bjordit më i rrezikuari është Armaldo.