ME GJOKSIN QË PO I SHPËRTHEN/ Habit 24-vjeçarja: Më pengon por do e zmadhoj prapë…(FOTO) – AlpeGossip
ME GJOKSIN QË PO I SHPËRTHEN/ Habit 24-vjeçarja: Më pengon por do e zmadhoj prapë…(FOTO)

ME GJOKSIN QË PO I SHPËRTHEN/ Habit 24-vjeçarja: Më pengon por do e zmadhoj prapë…(FOTO)

Efekti i Kim Kardashian ka shkaktuar “tërmet” prej vitesh në industrinë e modës, ku format e saj janë ndër më të preferuarat dhe më të komentuarat në internet.
Nadia Sofia Nahir, 24 vjeçe, nga Londra ka qenë prej kohësh e hipnotizuar me pamjen e saj të dalë nga operacionet plastike, pavarësish që gjoksi i saj i stërmadh e pengon të shohë tokën.

Asistenti i këtij projekti transformues të 24-vjeçares në një Kim Kardashian shprehet entuziast edhe pse është vetëm në gjysmë të rrugës, për ta arritur pamjen 100%.

Nadia, e cila me origjinë është argjentinase thotë se fiziku i saj e ka bërë të ndihet më pak femërore.

Në moshën 20-vjeçare Nadia vendosi që të kishte zmadhimin e parë të gjoksit, ndërsa tre vjet më vonë, në 2017-ën, ajo kreu ndërhyrjen e dytë për zmadhimin e gjoksit dhe për këtë udhëtoi në Belgjikë, duke i kushtuar asaj më shtrenjtë, plot 4000 dollarë.

Bashkë me gjoksin, Nadia ka punuar edhe me të pasmet duke u përpjekur t’i bëjë sa më të mëdha dhe për to ka shpenzuar afërsisht £ 15,000 .

Megjithatë, Nadia thotë se do ta çojë deri në fund këtë vendim për t’i ngjarë Kim Kardashian.

Ajo shprehet:

“Unë jam ende larg asaj që dua të arrij. Dua që gjoksi im i madh të bëhet edhe më i madh dhe ky është plani im i ardhshëm. Familja ime më mbështet edhe pse ata realisht nuk e kuptojnë këtë fiksim timin. Ndërsa shumë prej miqve të mi tallen me mua, por në Instagram kam marrë shumë komente dhe reagime pozitive.”

Edhe pse ajo gëzon vëmendje me pamjen e re, Nadia pranon se ndonjëherë përmasat e mëdha e pengojnë të bëjë disa gjëra.

Ajo shpjegon:

“Ka disa gjëra që nuk mund t’i bëj më ose thjesht nuk jam rehat nëse i bëj. Për shembull nuk mund të fle barkas ose të vrapoj për një distancë qoftë edhe e shkurtër. Sot gjenden mundësitë për të bërë ndërhyrje që të përmirësohesh dhe të jeni të lumtur për atë që doni të arrini.”