NJË SUPER MAMI/ Almeda ngre shtanga në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duhet parë për ta besuar – AlpeGossip
NJË SUPER MAMI/ Almeda ngre shtanga në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duhet parë për ta besuar

NJË SUPER MAMI/ Almeda ngre shtanga në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duhet parë për ta besuar

Ish-miss-i shqiptar Almeda Abazi është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe nga momenti në moment pritet të lindë vogëlushin e saj që së bashku me bashkëshortin, aktorin turk Tolgahan Sayışman kanë vendosur ta quajnë Efehan.

Bukuroshja shqiptare është realisht një super mami! Për ata që kanë dyshime duhet të shohin postimin e saj në Insta Story ku shfaqet duke ngritur një shtangë.

Duke qenë se shtanga peshon shumë, Almeda ndihmohet nga një tjetër person…videoja e mëposhtme flet vetë!

Rikujtojmë se pak ditë më parë, përgjatë një interviste për “revistawho.com”, Abazi rrëfeu ndër të tjera se si i ka përjetuar ndryshimet në trup gjatë shtatzënisë: “Jam në muajin e 9-të dhe ai mund të vijë në çdo moment. Kam shtuar 13 kg. Ndryshimet në trup nuk më kanë interesuar që në momentin e parë kur kam dëgjuar rrahjet e zemrës në ‘ultrasound’. Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur asnjë ditë, doja vetëm të shijoja këto muaj duke mos u shqetësuar për kilogramët dhe ndryshimet në trup. Kilogramët hiqen, por këto muaj të shenjtë nuk i kthen dot.”