“Live it up”/ Publikohet kënga e Botërorit 2018, Era Istrefi krah Will Smith e Nicky Jam – AlpeGossip
“Live it up”/ Publikohet kënga e Botërorit 2018, Era Istrefi krah Will Smith e Nicky Jam

“Live it up”/ Publikohet kënga e Botërorit 2018, Era Istrefi krah Will Smith e Nicky Jam

Që kur doli lajmi se Era Istrefi do të bashkëpunonte me Nicky Jam dhe Will Smith, për këngën e re të Botërorit 2018, ajo u bë menjëherë kryefjala e çdo portali.

E sigurisht që të gjithë e pritën me padurim që të dëgjonin hitin e këtij kampionati, i cili u tha se do të publikohej më 25 maj.

Tashmë këngën mund ta gjeni në “Youtube”. Bashkëpunimi i këngëtares shqiptare me dy yjet botëror do të korrë sukses dhe ka për të qenë muzika më e dëgjuar që do na shoqërojë këtë verë.

Ndërkohë në një intervistë për faqen e UEFA-s, Era përshkroi ndjesitë e saj për këtë bashkëpunim historik.

“Të jesh pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani. Ishte e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, për të cilët unë kam admirim të madh. Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të filloj Kampionati Botëror”, tregoi ajo.