SABIANI MUNGOI NË DASMËN E ILIRIT/ Monika Lubonja thumbon në rrjetet sociale: Gjithçka është… – AlpeGossip
SABIANI MUNGOI NË DASMËN E ILIRIT/ Monika Lubonja thumbon në rrjetet sociale: Gjithçka është…

SABIANI MUNGOI NË DASMËN E ILIRIT/ Monika Lubonja thumbon në rrjetet sociale: Gjithçka është…

Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit ishte një nga më të komentuarat në “BBVIP”. Ky raport miqësor, i cili u krijua brenda shtëpisë, u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.

Edhe pas daljes Monika, Iliri dhe Sabiani u komentuan gjatë për raportin e tyre, pas deklaratave që bënin në intervista apo në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme Ilir Shaqiri ka organizuar dasmën e tij buzë detit ku pjesë e saj ishin miq apo ish-banorë të shtëpisë së famshme. Ajo çka u vu re ishte mungesa e Sabianit në ceremoni dhe kjo gjë duket se ka vulosur tashmë dhe prishjen e miqësisë aq të fortë që ishte mes këngëtarit dhe balerinit.

  1. Kaq ka bërë që Monika të thumbojë me anë të një postimi ish-miqtë e ngushtë. Aktorja ka publikuar në InstaStory një shprehje që thotë : “Gjithçka është e përkohëshme”– duke iu referuar kështu miqësisë së Sabianit dhe Ilirit ku të gjithë mendonim se do të zgjaste goxha por ndodhi e kundërta.