“GJITHÇKA NDODHI…”/ Monika Lubonja kujton momentin e arrestimit të babait të saj – AlpeGossip
“GJITHÇKA NDODHI…”/ Monika Lubonja kujton momentin e arrestimit të babait të saj

“GJITHÇKA NDODHI…”/ Monika Lubonja kujton momentin e arrestimit të babait të saj

Monika tregon se ka qenë një fëmijë shumë i përkedhelur, për shkak se ishte një fëmijë i vetëm, dhe jeta e saj ka qenë e bukur deri në momentin e arrestimit të babait të saj.

Ajo tregon se e shihte babin e saj si një idhull dhe donte ta bënte gjithmonë krenar. Ditën që e pa me pranga në duar ishte dita ku ajo nuk po besonte më as në zot sepse për të ishte e pabesueshme që një njeri si ai të arrestohej për propagandë.

“Mamaja ime nuk e la në baltë në atë kohë duke thënë që ai ishte burri i saj” tregon Monika. Ajo shprehet që nga ky moment gjithçka ishte ndryshe për të deri në vitin 1990.