AS ERA, AS RITA/ Dua Lipa, Bebe Rexha dhe kjo SHQIPTARE “SUNDOJNË” festivalin e famshëm në Madrid! (FOTO) – AlpeGossip
AS ERA, AS RITA/ Dua Lipa, Bebe Rexha dhe kjo SHQIPTARE “SUNDOJNË” festivalin e famshëm në Madrid! (FOTO)

AS ERA, AS RITA/ Dua Lipa, Bebe Rexha dhe kjo SHQIPTARE “SUNDOJNË” festivalin e famshëm në Madrid! (FOTO)

Tashmë është fakt që vajzat shqiptare po bëjnë namin nëpër botë.

“Shumë prej këngëtareve tona të preferuara këto ditë, janë shqiptare”, shkruante pak kohë më parë revista e famshme amerikane ‘Perezhilton’, duke iu referuar këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora, Era Istrefi dhe tani Eleni Foureira! Këngëtarja Foureira që fitoi vendin e dyte në garën e Eurovizionit, u radhit në mesin e këngëtareve me origjinë shqiptare, që po bëjnë bujë nëpër botë.

Por e dini se “mbretëreshat” e eventit muzikor Los40 ishin 3 shqiptare?

Po, po! Të treja vajzat e famshme kanë ndezur atmosferën në Madrid mbrëmjen e të premtes dhe në foton më poshtë postuar nga inlife.al Eleni, Bebe dhe Dua duken mjaft bukur dhe kështu rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve.