DO HABITENI/ Carla Bruni: Nëse Sarkozy flirtron me një femër ia pres… – AlpeGossip
DO HABITENI/ Carla Bruni: Nëse Sarkozy flirtron me një femër ia pres…

DO HABITENI/ Carla Bruni: Nëse Sarkozy flirtron me një femër ia pres…

Gruaja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni ishte pak kohë më parë në Shqipëri ku dhe dha një koncert në Butrint. Ajo është mjaft e komentuar në media dhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin ka përbërë gjithmonë një interes për publikun.

Së fundmi, Carla ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin radiofonik “Femmes puissantes”, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe ka treguar se është mjaft xheloze për Sarkozyn.

“Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur i p.re.s fytin. Kështu që ai nuk e bën kurrë këtë gjë”, tha këngëtarja 51-vjeçare.

Ndër të tjera ajo tregoi se është shumë e dashuruar me ish presidentin dhe madje ka folur dhe për fjalët se ajo ishte shkaku që ai dhe ish bashkëshortja e tij Cecilian u ndan.

“Nuk kemi qenë shkaku i prishjes së ndonjë gjëje. Nuk kishte hi në takimet tona dhe nuk kemi thyer ndonjë gjë”, ka thënë Bruni.