Para pak muajve, Seldi Qalliu dhe këngëtarja, Mimoza Shkodra i dhanë fund romancës së tyre.
Seldi tashmë po vazhdon të shijojë jetën i vetëm, e kohët e fundit na ka rënë në sy lidhja e afërt që ka me vajzën e Sabianit, Keisi Medinin.
Përveç se janë duke punuar në projektin e ri, dyshja nuk po ndahen asnjë moment nga njëri-tjetri, e kjo dëshmohet edhe me fotot e fundit.
Ata kanë publikuar një fotografi të njëjtë në Instastory, e gjithashtu bëjnë përshkrime të njëjta.
Megjithatë, artistët ende nuk kanë konfirmuar diçka të tillë.