“ENCA KA QENË SHUMË E LODHSHME…”/ Noizy flet për largimin e këngëtares nga grupi OTR (FOTOT) – AlpeGossip
“ENCA KA QENË SHUMË E LODHSHME…”/ Noizy flet për largimin e këngëtares nga grupi OTR (FOTOT)

“ENCA KA QENË SHUMË E LODHSHME…”/ Noizy flet për largimin e këngëtares nga grupi OTR (FOTOT)

Noizy është ndër reperët shqiptar që për një kohë të gjatë ka qëndruar aktiv në skenë. Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka mbështetur edhe artistë të rinj të bëhen pjesë e grupi të tij OTR, siç ishte edhe Enca Haxhia.

Në një intervistë në emisionin NIN, Noizy, ka folur rreth marrëdhënies me ish-bashkëpunëtoren e tij, me të cilën ka pasur edhe konflikte. Ai  e konsideron Encën si person të lodhshëm.

“Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet “, është shprehur ai. Mes tjerash, reperi i hiteve të shumta ka thënë se ai ka dashur që Enca të jetë mirënjohëse ndaj ndihmës së tij.