IA MBATHIN NË ÇDO MOMENT/ 3 shenjat e horoskopit që nuk duan lidhje serioze - AlpeGossip
IA MBATHIN NË ÇDO MOMENT/ 3 shenjat e horoskopit që nuk duan lidhje serioze

IA MBATHIN NË ÇDO MOMENT/ 3 shenjat e horoskopit që nuk duan lidhje serioze

Në astrologji, çdo shenjë ka elementin e saj karakteristik (zjarri, uji, toka, ajri), të cilat ju ndihmojnë jo vetëm të kuptoni si është ndërtuar një njeri, por edhe si ndërvepron me të tjerët. Sigurisht që kjo gjë na intereson shumë kur krijojmë një lidhje, pasi përputhshmëria është shumë e rëndësishme pasi kimisë emocionale, dhe tërheqjes fizike. Mirëpo me shenjat e mëposhtme, gjërat nuk janë edhe aq të lehta pasi u tremben angazhimeve serioze dhe mund t’ia mbathin nga momenti në moment, duke ju lënë në baltë pikërisht atëherë kur mendonit se ishit në qiell të shtatë. Por cilat janë këto shenja të horoskopit të cilat kanë frikë të përfshihen më shumë në një histori dashurie?

BRICJAPI: Bricjapët janë tërësisht të pavarur dhe ndjejnë nevojën e fortë për të zgjidhur problemet e tyre, pa ndihmën e dikujt. Ana e tyre pesimiste dhe e frikshme e dobësisë, mund të influencojë vendimin për t’u larguar, e më pas nisin të besojnë se është e nevojshme të vlerësojnë krizën e lidhjes, duke u ‘strehuar’ në një hapësirë të cilën e quajnë të sigurt, derisa të ristabilizojnë mendimet e tyre.

DASHI: Për një Dash nuk është shumë e vështirë që të qëndrojë në një marrëdhënie të gjatë, është shumë e vështirë për atë që të mbetet përjetësisht i lidhur ndaj partnerit të tij. Dashi është i pasionuar, sensual dhe impulsiv. Ai ka pak durim, sidomos kur bëhet fjalë për atë që dëshiron. Nëse ai dëshiron diçka, do ta marrë dhe ju nuk do të jeni në gjendje ta shmangni atë. Për më tepër, kjo shenjë e zjarrit është një kërkues emocionesh dhe një fitimtar i madh.

SHIGJETARI: Shigjetari e do lirinë, beson se në botë ka aq shumë vende të paeksploruara dhe njerëz të rinj për t’u takuar, kështu që detyrimet mund ta trembin. Ajo i përmbahet filozofisë “Ne jetojmë vetëm një herë” dhe përpiqemi të përjetojmë të gjitha kënaqësitë që ofron bota.