Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël. Ajo do të sjellë në jetë një djalë që së bashku me Tolgahan Sayisman, bashkëshortin e saj, po e presin me padurim.
Ditën e sotme, aktorja ka njoftuar ndjekësit në profilin e saj në Instagram se është kthyer në Tiranë, për një arsye mjaft të veçantë.
Ajo ka takuar familjarët dhe gjyshin e saj, me të cilin ka publikuar një foto në rrjete sociale.
“Ai do të jetë një stërgjysh i shkëlqyer së shpejti.”- ka shkruar Almeda krahas pozës së publikuar.