”MË KANË AKUZUAR”/ Rudina Dembacaj flet për herë të parë për lajmet e divorcit – AlpeGossip
”MË KANË AKUZUAR”/ Rudina Dembacaj flet për herë të parë për lajmet e divorcit

”MË KANË AKUZUAR”/ Rudina Dembacaj flet për herë të parë për lajmet e divorcit

Prej disa ditësh është përfolur se aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Aleksin. Gjatë gjithë këtyre ditëve, Rudina preferoi të heshte, por sot ka qenë momenti që edhe ajo ta thotë më në fund fjalën e saj.

E ftuar në emisionin “Ditë e re”, Rudina u shpreh se fillimisht do që të gjejë se kush e ka akuzuar.

“S’e kush më ka akuzuar, dua të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman. Dua të di kush e ka bërë këtë akuzën dhe do iki ta puth në ballë. ‘Akuzohet Rudina Dembacaj për kështu, kështu, kështu…‘ . Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ç’të duan. Dua të di pse më ka akuzuar njëherë”, tha Rudina dhe shtoi: “Kam zgjedhur të mos flas fare. Nuk dua të flas tani, por patjetër që do flas në një moment”.

E pyetur nga Arjola Shehu për gjendjen e saj shpirtërore të momentit, Rudina u shpreh: “Nga gjendja shpirtërore jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”.