TRENDI I MOMENTIT/ Të dalësh me pizhama në rrugët e Tiranës. Ja si t’ia bëni të dukeni si VIP-at - AlpeGossip
TRENDI I MOMENTIT/ Të dalësh me pizhama në rrugët e Tiranës. Ja si t’ia bëni të dukeni si VIP-at

TRENDI I MOMENTIT/ Të dalësh me pizhama në rrugët e Tiranës. Ja si t’ia bëni të dukeni si VIP-at

Nëse më para të dilje me pizhama ishte e pakonceptueshme, tanimë jo vetëm që është diçka normale, por është edhe shumë trendy. Moda e pizhamave ka disa kohë që po bën namin dhe nëse ende nuk keni eksperimetuar me të, ka ardhur koha ta bëni. Madje, nëse pizhamat tuaja janë në “lartësinë e duhur” mund të shkoni edhe në punë me to. E ku ka gjë më të rehatshme?!

Vajzat e famshme na kanë dhënë pafund ide kombinimesh dhe nëse dëshironi të dukeni edhe ju si një diva, mund të frymëzoheni nga ato. Marie Claire ka dhënë gjithashtu gjashtë ide kombinimesh që mund t’ju hyjnë në punë.

Nëse Gigi Hadid duket kaq bukur me pizhama në rrugë, edhe ju mundeni, mjafton të gjeni aksesorët e duhur.

Ky look kaq delikat është perfekt për në mbrëmje. I thjeshtë, sexy dhe shumë femëror. Gjithçka që ju duhet është një fustan nate rozë pudër dhe një xhaketë mëndafshi në po të njëjtën ngjyrë.

Një fustan gjumi treçereksh dhe një pulovër sipër tij ose sipër shpatullave është pamja perfekte për një pasdite me miqtë.

Gati për në zyrë. Xhaketa i jep “fustanit të gjumit” prekjen që i duhet për t’u dukur serioz.

Një kombinim i tillë është vetëm për ato më të guximshmet. E sigurt që gjithë sytë do të jenë mbi ju.

Për një pamje kaq interesante ju duhet vetëm një robdishan. Visheni sipër rrobave të zakonshme dhe ja ku krijuat një look të jashtëzakonshëm.