MË BUKUR S’KA! Klea Huta na tregoi se si ndryshon jeta e Instagramit nga ajo realja për një nënë! (FOTO) – AlpeGossip
MË BUKUR S’KA! Klea Huta na tregoi se si ndryshon jeta e Instagramit nga ajo realja për një nënë! (FOTO)

MË BUKUR S’KA! Klea Huta na tregoi se si ndryshon jeta e Instagramit nga ajo realja për një nënë! (FOTO)

Në fillim të muajit qershor, moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilin dyshja e pagëzoi me emrin e veçantë Krid.

Bebushi është kthyer në kryefjalën e ditës së çiftit dhe Klea ka treguar se është bërë tashmë një mama “e fiksuar”, që s’e lë në asnjë moment vetëm birin e saj.

Moderatorja ndihet në kulmin e lumturisë dhe ka treguar se jeta për të sapo ka filluar!

Duhet ta pranojmë se përtej asaj që reklamon çdo nënë në rrjetet sociale, prindërimi është një detyrë e vështirë që kërkon kohë, përkushtim e shpesh mund.

Këtë na e ka ilustruar më së miri Klea ditën e sotme, duke shpërndarë dy foto në Instagram ku tregon se çfarë ndan me ndjekësit në rrjetet sociale dhe çfarë fshihet pas fotos.

Respektivisht, në foton e parë shihet moderatorja duke buzëqeshur dhe Kridi në makinë, kurse te fotoja e dytë shihen të dy në makinë, ku Klea është duke e ushqyer të voglin.

Përpos të gjithave duhet ta pranojmë se fotoja e dytë na pëlqeu më shumë.

View this post on Instagram

Instagram vs Real life 1 or 2??

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on