“QELIZAT BURIMORE”/ Mendohet se shkaktojnë të gjitha tipat e kancerit – AlpeGossip
“QELIZAT BURIMORE”/ Mendohet se shkaktojnë të gjitha tipat e kancerit

“QELIZAT BURIMORE”/ Mendohet se shkaktojnë të gjitha tipat e kancerit

Shkencëtarët mendojnë se kanë zbuluar se “qelizat burimore”, shkaktojnë të gjitha tipat e kancerit dhe lejojnë përhapjen e sëmundjes. Testet janë bërë në qeliza që “mashtrojnë” vdekjen dhe bëjnë qelizën të duket në një gjendje “mumie”. Hulumtuesit e Universitetit të Salfordit kanë zbuluar se pikërisht janë këto qeliza që shkaktojnë tumor.
Këto qeliza janë aq të vogla saqë duken sikurse një “gjilpërë në kashtë”.

“Bërthama e qelizës mendohet se shkakton të gjitha tipat e kancerit dhe lejon që sëmundja të shpërndahet, thonë shkencëtarët.

Testet në laborator kanë treguar një qelizë e cila bën sikurse të jetë e vdekur por në fakt ajo vetëm pushon dhe duket si mumje për të mashtruar gjendjen dhe mandej krijon tumor.

Studiuesit e Universitetit Salford e kanë përshkruar zbulimin e tyre sikurse gjetjen e një “gjilpëre në kashtë”, që bazohet në një thënie të vjetër.

Por, me këtë gjetje shpresohet për të rishkruar mjekësinë mbi përhapjen e kancerit, e që mund të goditën tretmanët e tashme, të tillë si kimioterapia, transmeton GazetaExpress.

“Do të jetë sikur prekja e butonit ‘reset’ kur kemi të bëjmë me trajtimin e kancerit me barna”, ka thënë profesoresha Michael Lisanti, autore e studimit.

“Shkencëtarët flasim për kancerin që shkaktohet nga qelizat e vdekura që kthehen në jetë, të ashtuquajtura ‘qeliza mumie’”, shton ajo.

“Ne tani e shohim këtë gjë më dramatike se kjo. Në fakt, kjo më saktë do të ishte përshkruar si një pushim në burg”.

“Me fjalë të tjera, pushimi i bërthamës së qelizave është një veprim mashtrues i tyre, pasi shumëfishojnë qelizat malinje duke krijuar një tumor”.

Kjo paralajmëron se disa lloje të kimioterapisë mund të inkurajojnë që qelizat burimore duke u përhapur edhe më shumë kanceri, e cila mund të ndihmojë në rritjen e tumoreve.

Dy shembuj janë tumoret e gjirit të njerëzit që janë përdorur për studim e që janë publikuar në revistën “Frontiers in Oncology”.

Shkencëtarët përdorën shënjues fluoreshente për të izoluar qelizat energjike duke marrë shembuj të tyre në laborator.

Një pjesë e vogël e qelizave-që tani i janë nënshtruar kancerit në qelizën burimore (eCSC)-ka më shumë energji se të tjerat.

Ato po ashtu janë më “bllokuese”-në kuptimin e krijimit të një tumori-dhe nivel më të madh të përhapjes-madje shumë të shpejt.

Aktualisht ende është e paqartë se si këto qeliza mashtruese janë në gjendje që të ndalen si të vdekura-një proces i lidhur me plakjen pasi që në fund të jetës qelizat “ndalen” dhe ndalojnë shumëzimin-kurse teste të tjera duhet bërë për të provuar këtë teori.

Por studiuesit besojnë se përdorimi i eCSCs përdorë antioksidantë dhe mitokondri-shtëpia e prodhimit të qelizave-që sulmojnë në këtë rast.

“Duket si ajo proverba, të gjejmë një gjilpërë në kashtë por që në thelb na qel ne një dritare të re për kancerit dhe mënyrën se si ta ndalim ata”, tha Lisanti.

“Shumica e pacientëve me kancer vdesin për shkak të shpërndarjes së qelizave tumoriale në trup, që njihen si metastaza”.

“Provat janë rritur që kanceri metastatik i qelizave, është i mbushur me mitokondri, që është po ashtu përgjegjëse”.

“Kështu, kimioterapia targeton vetëm qelizat e sëmura në kancer. Disa kimioterapi bëjnë që qelizat staminale me kancer të shpërndahen edhe më shumë”.

Kanceri metastatik, i njohur si faza e katër, pothuajse është i pakurueshëm. Shumica e tretmanëve vetëm zgjasin jetën e pacienteve për një kohë.

Pothuajse 360 mijë njerëz në Britani dhe 1.7 milionë të tjerë në SHBA diagnostifikohen me kancer për çdo vit.