“NUK MË SHKON SE JAM…”/ Zhaku flet për herë të parë për shtatzëninë dhe zbulon emrin që do i vendosë të birit – AlpeGossip
“NUK MË SHKON SE JAM…”/ Zhaku flet për herë të parë për shtatzëninë dhe zbulon emrin që do i vendosë të birit

“NUK MË SHKON SE JAM…”/ Zhaku flet për herë të parë për shtatzëninë dhe zbulon emrin që do i vendosë të birit

Pak javë më parë artistja Inida Kreuz, e njohur ndryshe si Zhaku zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ditën e sotme ajo ka folur për herë të parë për pritjen e ëmbël dhe emocionet që i ka shkatuar kjo periudhë. Me humor Zhaku tha se shtatzënia nuk i shkon në moshën 40-vjeçare dhe se ndjekësit e saj mund të mos presin këtë gjë prej saj në këtë moshë, por shtoi se është shumë e lumtur dhe se po e shijon në maksimum. Ajo zbuloi po ashtu se është në muajin e 6 të pritjes së ëmbël.

“Jam 6 muajshe dhe nuk më shkon se jam dhe 40 vjeç. Nga një 40-vjeçare njeriu ka të tjera pritshmëri. Unë e thash duke patur parasysh si mendojnë njerëzit për mua. Po pres një djalë dhe plotësova ëndrrat e shqiptarëve që më uronin gjithë jetën ‘Me një çun’.”- u shpreh Zhaku në një intervistë në ‘Wake Up” në “Top Channel”.

Më tej artistja zbuloi se si ajo dhe partneri i saj donin të bëheshin me çun emrin e të cilit e ka zgjedhur që tani. Ata do e quajnë të voglin Amon që është një emër mbreti hebre.

“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë.”- zbuloi ajo.

Artistja është martuar me partnerin e saj gjerman, Christian Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant, në vitin 2013. Por çifti 7 vite më pas i habitën të gjithë me vendimin e tyre për t’u ndarë. Megjithatë, ndarja mes tyre zgjati vetëm një vit, kohë të cilën vetë ata e cilësuan si të nevojshme për të parë më qartë marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë të bërë një vit më parë Inida dhe parteri i saj u pyetën nëse kanë plane për fëmijë. Artistja tregoi se ajo dhe muzikanti gjerman duan shumë, por nuk kanë mundur do të bëjnë për arsye shëndetësore. Megjithatë, ajo shtoi se të dy do t’i nënshtrohen takimeve me mjekë për ta bërë të mundur. Kujtojmë këtu se Christian ka një vajzë 22-vjeçare.

“Të dy e kemi menduar, por kjo është një cështje që lidhet me një problem shëndeti që kam unë, që është një gjë jo shqetësuese, por thjesht e vështirëson pak procesin e shtatzënisë. Christian e ka një vajzë 21-vjeçare që ne e duam shumë, jeton në Berlin, nuk jeton me ne, por vjen na takon dhe ne shkojmë ta takojmë. E kemi një gocë, unë e kam më shumë si shoqe. Kemi një takim kur të kthehemi (në Gjermani) me një mjek për të provuar IVF”, tha ajo vitin e kaluar në një intervistë për “AbC News.”