Këngëtarja Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj, duke marrë vendime drastike që e kanë tjetërsuar totalisht.
Ajo s’e ka pasur aspak problem t’i presë flokët shkurt apo ta qethë kokën, si dhe ka luajtur shpesh me modelet e gjatë e ngjyrat si kameleon.
Së fundmi, këngëtarja është tunduar nga trendi i momentit, baluket, të cilat i ka realizuar menjëherë tek vetja.
Në videon e fundit të publikuar në InstaStory, Morena shfaqet duke kënduar në makinë dhe vëmendjen na e tërhoqi pamja e saj.
Duhet ta pranojmë se baluket i shkojnë dhe duket tepër e këndshme me këtë pamje të re!