DASHURIA QË NISI NGA NJË FOLLOW NË “INSTAGRAM”/ Kledi Bahiti rrëfen si u njoh me partneren – AlpeGossip
DASHURIA QË NISI NGA NJË FOLLOW NË “INSTAGRAM”/ Kledi Bahiti rrëfen si u njoh me partneren

DASHURIA QË NISI NGA NJË FOLLOW NË “INSTAGRAM”/ Kledi Bahiti rrëfen si u njoh me partneren

Kantautori Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi ishin të ftuar këtë të enjte në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Çifti kanë rrëfyer për herë të parë detaje nga historia e tyre e dashurisë, duke filluar nga momenti i njohjes.

Kledi tregoi se gjithçka ka nisur nga një “follow” në Instagram dhe më pas gjithçka ka rrjedhur shumë natyrshëm. Kujtojmë se sot dyshja janë prindër të një djali të quajtur Gred, i cili erdhi në jetë vetëm pak muaj më parë.

Pjesë nga biseda në studio:

Kledi Bahiti: Ishte një periudhë ku unë isha shumë i ngarkuar në studio, çdo histori e imja e mirë apo e keqe që më ka ndodhur në jetë, gjithë energjinë time e kam dhënë me muzikën, ka qenë studio si xhamia apo kisha ime, një kult. Ka qenë një moment që kam dalë në verandën e studios për të pirë një cigare dhe shof që më kishte bërë friend request dikush.

Zakonisht më bëjnë shumë njerëz dhe gjithmonë i anashkaloja, dikë që e njof i bëj follow back dhe shof këtë, Pejana Elezi, thashë ç’është ky emër dhe i çoj një gotë birrë dhe një lule. Ajo ma ktheu dhe nisi kështu biseda. Një ditë ka ardhur Pejana më ka marrë në studio me makinë dhe më ka çuar në Dajt, kemi folur pothuajse gjithë natën dhe pastaj avazh avash u lidhëm.

Pejana Elezi: Kjo është pjesa më e bukur. Unë dhe Kledi nuk jemi parë asnjëherë në Tiranë. Është turp ta them por në fillim kur diskutonim për këngët e Kledit dhe unë shumicën e këngëve nuk i dija, i thoja ti i ke bërë, vërtet? Kam qenë në shtëpi, po lexoja një libër dhe nuk e di si më vjen si emër Kledi Bahiti dhe e kërkoj në Instagram dhe i bëj follow. E lashë telefonin dhe nuk e mendova më fare. I besuam fort kësaj histori sepse mënyra se si erdhi dhe se si vazhdoi kam përshtypjen se ishte dikush tjetër që na i vendosi gjërat për të vazhduar me njëri-tjetrin. Paskemi qenë të humbur dhe u gjetëm.