Beqar apo i martuar? Kur thotë shkenca se je më i lumtur - AlpeGossip
Beqar apo i martuar? Kur thotë shkenca se je më i lumtur

Beqar apo i martuar? Kur thotë shkenca se je më i lumtur

Të jesh beqar të ndihmon që të kesh lidhje të forta sociale me njerëzit.

Martesa mund të kufizojë njerëzit në mënyrë shoqërore dhe nuk është gjithmonë fundi i lumtur, që ne perceptojmë. Dhe një studim i viteve të fundit e mbështet këtë ide.

Studimi, u publikua në “Journal of Social and Personal Relationships” zbulon:

“Beqarët janë më të prirur të qëndrojnë në kontakt, të ofrojnë dhe të marrin ndihmë nga prindërit, motrat e vëllezërit, fqinjët dhe miqtë më shumë se të martuarit”.

Studimi thotë gjithashtu se të qenit beqar, rrit lidhjet shoqërore, si për meshkujt e femrat, një trend që merret parasysh dhe në shpjegimet strukturore të marrëdhënieve shoqërore.

 

Studimi arriti në përfundimin se në vend të promovimit të martesës, politika publike duhet të “njohë kufizimet shoqërore të lidhura me martesën dhe të pranojë se individët beqar kanë përfshirje më të gjerë në komunitet”.

Studimi i 2015-s u avancua më tej nga TEDx në maj të 2017-s, ku Bella de Paulo, autore, argumenton se shoqëritë nënvlerësojnë jetën, lidhjet dhe historitë e njerëzve beqarë. Zakonisht promovohen më shumë histori romantike, si takohen dy të martuar se sa jeta e njerëzve të pavarur nga të tjerët.

Në fund të fundit, studimet kanë treguar se ata që martohen nuk përfundojnë më të gëzuar apo psikologjikisht më të shëndetshëm, se kur kanë qenë beqarë.