“SYNI I BABIT”/ Ledri Vula ndodhet larg Poem Blu, por ja si po çmallet ai me vogëlushen e tij (FOTO) – AlpeGossip
“SYNI I BABIT”/ Ledri Vula ndodhet larg Poem Blu, por ja si po çmallet ai me vogëlushen e tij (FOTO)

“SYNI I BABIT”/ Ledri Vula ndodhet larg Poem Blu, por ja si po çmallet ai me vogëlushen e tij (FOTO)

Ledri Vula udhëtoi disa ditë më parë drejt Kosovës, duke lënë pas në Gjermani partneren e tij, Sarën dhe vajzën e tyre, Poem Blu. Duke qenë se në Kosovë ka krijuar edhe bizneset e tij, ai është detyruar të kthehet sërish në vendlindje. Megjithatë ai nuk është shkëputur për asnjë moment nga dy femrat më të rëndësishme të jetës, duke qëndruar gjithmonë në komunikim me to.

Së fundmi reperi ka treguar se edhe me të bijën shihet me kamer dhe ka ndarë një moment shumë të ëmbël. Ai ka publikuar në Instagram një moment nga biseda me Poemën, në të cilën Ledri shfaqet shumë i lumtur ndërkohë që vogëlushja shikon nga kamera.

Syni babit”, ka shkruar Ledri përkrah fotos shumë të ëmbël.

Ndërkohë Poem Blu nuk e kanë takuar ende prindërit e reperit. Xheraldina ishte e ftuar në Live From Tirana, ku tha se adhuron ta thërrasë Poi të voglën e tyre. Ajo tregoi se nuk ndërhyri në zgjedhjen që bëri çiftin për emrin e saj, por ama i ka gjetur një pseudonim. Xheraldina tha se ata nuk janë takuar ende me të voglën dhe se nuk kanë mundur ta mbajnë në krahë.

Më vonë Xheraldina publikoi edhe një imazh prekës, në të cilën shihej se babai i Ledrit, Agroni mbante në kompjuter fotografinë e mbesës për t’u çmallur me të.