U MUNDUA TA MBANTE SEKRETE/ Dj i njohur publikon videot e dasmës së Joe Jonas – AlpeGossip
U MUNDUA TA MBANTE SEKRETE/ Dj i njohur publikon videot e dasmës së Joe Jonas

U MUNDUA TA MBANTE SEKRETE/ Dj i njohur publikon videot e dasmës së Joe Jonas

Joe Jonad dhe Sophie Turner i dhanë fund beqarisë pak kohë më parë, në një dasmë totalisht sekrete. Dasma u organizua në Las Vegas dhe të ftuar ishin dhe shumë personazhe të famshme, një prej tyre dhe DJ i njohur, Diplo. Gjatë një interviste, Joe tha se të gjithë ishin kënaqur shumë, megjithatë Diplo kishte prishur çdo gjë nëpërmjet një video ‘live’ në ‘Instagram’. “Diplo shkatërroi gjithçka. E dua shumë atë, por ai do ‘Instagram-in’ e tij më shumë se një fëmijë 13-vjeçar”, u shpreh Joe me humor. “Ai publikon çdo 5 sekonda. Ai publikoi të gjithë dasmën ‘live’ me filtrin e qenit. Ne thjesht qeshëm”, vazhdoi ai. Kujtojmë se Joe dhe Sophie ishin në një lidhje prej një kohe të gjatë dhe pavarësisht se mundohen gjithmonë ta mbajnë private jetën e tyre, duket se këtë herë nuk ia dolën dot. Gjithsesi sipas raportimeve të portaleve të huaja, dasma ka shkuar për mrekulli.