PAMJET/ Dua Lipa bën publike lidhjen me ish të dashurin e Rita Orës – AlpeGossip
PAMJET/ Dua Lipa bën publike lidhjen me ish të dashurin e Rita Orës

PAMJET/ Dua Lipa bën publike lidhjen me ish të dashurin e Rita Orës

Lidhja e parë që shpërtheu mendjen e të gjithëve kohët e fundit ishte ajo mes modeles Kendall Jenner dhe këngëtarit Bad Bunny, por kjo romancë u la shpejt në një anë kur motra e saj Kylie Jenner vizitoi shtëpinë e aktorit Timothee Chalamet, duke nxitur më tej thashethemet që ata mund të ishin në një lidhje.

Sikur të mos mjaftonte kjo, disa përdorues të Twitterit kanë paraqitur një teori të largët duke lënë të kuptohet se Taylor Swift dhe Fernando Alonso mund të kenë nisur një lidhje romantike pasi të dy kanë lënë së fundmi partnerët e tyre.

Përballë kaq shumë çmendurisë dhe thashethemeve, e vetmja që ka bërë publike dashurinë e saj ka qenë artistja shqiptare Dua Lipa, e cila për herë të parë ka ndarë me ndjekësit një fotografi me të dashurin e saj të ri.

Interpretuesja e hitit “New Wules” publikoi për fansat e saj në InstaStory një fotografi të saj dhe Romain Gavras.

Në fotografi duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.

Edhe pse këngëtarja e hitit “Levitating” nuk ka folur e as ka shkruar asgjë lidhur për këtë çështje, emoji i kuq i zemrës me polaroid konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me regjisorin Romain Gavras