HUMBI MAMANË NGA KANCERI I GJIRIT/ Xhesika Polo bën gjestin e rrallë për gratë e sëmura (FOTO) – AlpeGossip
HUMBI MAMANË NGA KANCERI I GJIRIT/ Xhesika Polo bën gjestin e rrallë për gratë e sëmura (FOTO)

HUMBI MAMANË NGA KANCERI I GJIRIT/ Xhesika Polo bën gjestin e rrallë për gratë e sëmura (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Xhesika Polo pak muaj më parë humbi mamanë e saj për shkak të kancerit të gjirit. Së fundmi Xhesika ka ndërmarrë një nismë të rëndësishme dhe ka vendosur të hapë një fondacion, kontributet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të femrave që vuajnë kanceri ose e kanë kaluar atë.

“Tetori eshte muaji i Kancerit te Gjirit. Breast cancer awareness! Une humba mamane time para 8 muajsh nga kanceri i gjirit. Tani kam nje qellim. Kam krijuar nje faqe ne nder te Florences mamit tim te shtrenjte. Kjo faqe ka si qellim te rrisi fonde per te ndihmuar femrat qe kane kancert ose qe e kane kaluar ate. Jam e lumtur qe po e ndaj kete gje me ju. Fondet shkojne direkt tek fondacioni! Uroj ta shpendani sa me shume dhe te kontribuoni. Linkun e gjeni ne Bion time”, ka shkruar Xhesika.