“SË SHPEJTI DO KEMI NJË FËMIJË”/ Rudina Dembacaj zbulon lajmin e ëmbël për zgjerimin e familjes – AlpeGossip
“SË SHPEJTI DO KEMI NJË FËMIJË”/ Rudina Dembacaj zbulon lajmin e ëmbël për zgjerimin e familjes

“SË SHPEJTI DO KEMI NJË FËMIJË”/ Rudina Dembacaj zbulon lajmin e ëmbël për zgjerimin e familjes

Rudina Dembacaj ka treguar se ajo dhe Mark Frroku janë gati për tu bërë prindër.

Aktorja dhe moderatorja e ka shprehur disa herë këtë dëshirë që nuk ka ngurruar ta përsërisë edhe në studion e “N’majë t’gjuhës” ku ishte e ftuar. Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës. Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur moment. “Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, – tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo.

E përveç këtij lajmi të ëmbël, në intervistën e saj nuk kanë munguar as lotët. Rreth dy vite më parë, aktorja pësoi një ndër humbjet më të mëdha në jetën e saj, atë të babait. Pavarsësisht se koha kalon, ka dhimbje të cilat nuk harrohen e as nuk pakësohen ka rrëfyer ajo.

“Për çdo fjali që më thoshte babi im. Më mungon shumë. Sidomos në momentet e suksesit, atje ja ndjej mungesën më shumë se askujt. Unë rrethohem me shumë dashuri dhe me njerëz që më mbështesin, por fatkeqësisht askush nuk po mundet me zënë sado pak vendin e tij”, tha Rudina mes lotësh. Kjo bisedë e ndjerë preku edhe vetë Xheraldina Vulën, moderatoren e emisionit.

Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.