“UNË KISHA FRIKË SEPSE DOJA QË E VOGLA TË…”/ Jonida Vokshi tregon çdo emocion të mëmësisë – AlpeGossip
“UNË KISHA FRIKË SEPSE DOJA QË E VOGLA TË…”/ Jonida Vokshi tregon çdo emocion të mëmësisë

“UNË KISHA FRIKË SEPSE DOJA QË E VOGLA TË…”/ Jonida Vokshi tregon çdo emocion të mëmësisë

Kaq muaj pas ardhjes në jetë të vazjës, Jonida Vokshi ka treguar sot disa detaje më shumë në një intervistë me Rudinën në emisionin e pasdites në Tv Klan.

Moderatorja ka treguar se një pjesë të karantinës e ka kaluar në Prishtinë, megjithatë mendja e saj ka qenë gjithmonë pas për hir të prindërve që ndodheshin në Tiranë. Vokshi ka shtuar se ka ndjerë frikë pasi donte që Emi të lindte e shëndetshme dhe gjithcka të shkonte mirë.

“Unë jam kthyer nga Prishtina në muajin e 9-të. Kam mbajtur kontakte me doktoreshën time e cila më tha që të isha në Tiranë gjatë muajit të 9-të. Dukej sikur Emi nuk dëshironte të lindte. Kam qenë me Besnikun duke shijuar një gotë verë. Ishte ora 12 e natës kur më filluan shqetësimet e vogla. Kaloi ora 1:00, kontraksionet po shtoheshin dhe fola me doktoreshën e shkova në spital për t’u përgatitur.

Në orën 12 e 30 paradite erdhi në jetë Emi. Është kontakti i parë që ta japin në trup dhe ti qan që e solle shëndoshë e mirë. Unë kisha frikë sepse dëshiroja që e vogla të vinte e shëndetshme në jetë”, ka treguar Jonida gjatë intervistës. Ndërsa e pyetur nga Rudina se si ndihej, Jonida ka shtuar: “Nuk e shpjegoj dot njësoj, është shumë e çuditshme se si ti mendon 1001 gjëra në moment. Kur e pashë Emin, mu duk gjëja më e bukur në jetë. Është edhe frika, është e pabesueshme që ti sa je bërë mami të shoqëron ndjesia si do e ketë jetën, çfarë do ndodhë me të”.

Kujtojmë se në një intervistë për Revistën Who, Jonida ka pohuar se dëshiron që në të ardhmen të ketë dhe një motër dhe vëlla për Emin