BELEN RODRIGUEZ RI KTHEHET ME ISHIN/ Fotot me puthje pasionante janë dëshmia që donim – AlpeGossip
BELEN RODRIGUEZ RI KTHEHET ME ISHIN/ Fotot me puthje pasionante janë dëshmia që donim

BELEN RODRIGUEZ RI KTHEHET ME ISHIN/ Fotot me puthje pasionante janë dëshmia që donim

I dhanë fund martesës së tyre në 2015-n, por tashmë duket se Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino kanë arritur të gjejnë sërish pasionin mes tyre.

“Nuk mund ta përcaktoj situatën time, por jam e lumtur”, tha pak kohë më parë ajo për revistën italiane “Chi”.

Ndërsa nga ana tjetër balerini u shpreh:

“Kur të kthehemi bashkë nuk do të fshihemi më”.

Por për çiftin duket se është e vështirë që të mbajë të fshehtë ribashkimin, pasi janë fotografuar nga paparacët duke shkëmbyer puthje pasionante.

Duket se Stefano dhe Belen duan ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut, që mos të lëndojë personat e tjerë të përfshirë, por ndoshta edhe sepse kur u lidhën në 2012-n u rrethuan nga fotografët.

Ata janë fotografuar së bashku gjatë një fundjave romantike në Napoli, jo në një vend luksoz. Fillimisht ata janë fotografuar duke u puthur nga dritarja e hotelit ku po pushonin, ndërsa më vonë në restorantin ku po hanin mëngjesin.

Mesa duket të dy duan të shijojnë këtë romancë larg vëmendjes së publikut.