Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Adelina Tahiri flet për herë të parë për emrin e bebit – AlpeGossip
Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Adelina Tahiri flet për herë të parë për emrin e bebit

Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, Adelina Tahiri flet për herë të parë për emrin e bebit

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri është duke shijuar javët e fundit të pritjes së ëmbël. Së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të parë e një djali.

Këto kohë Adelina ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe na ka njohur vazhdimisht me ndryshimet që ka pësuar trupi i saj gjatë kësaj periudhe, por edhe me blerjet që ajo ka bërë për të birin.

Mirëpo dje në një komunikim me fansat në Instagram Adelina ka zbuluar se është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe pritet të lindë në fund të muajit gusht.

Për herë të parë Adelina ka folur edhe për emrin e bebit të saj. E pyetur nga fansat se nëse ia ka vendosur emrin bebit, Adelina fillimisht është përgjigjur duke thënë se do ta lërë surprizë kur të lind, ndërsa në një komunikim tjetër është përgjigjur se emri i djalit të saj fillon me shkronjën “J”.