ARDI ASLLANI ZBULON DETAJET/ A jeni kuriozë të dini si do të vishet Jonida Maliqi në Eurovizion? – AlpeGossip
ARDI ASLLANI ZBULON DETAJET/ A jeni kuriozë të dini si do të vishet Jonida Maliqi në Eurovizion?

ARDI ASLLANI ZBULON DETAJET/ A jeni kuriozë të dini si do të vishet Jonida Maliqi në Eurovizion?

Këtë vit në ‘Tel Aviv’ Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi.

“Ktheju tokës”, është kënga që e riktheu Jonidën në skenën e Festivalit të ‘Radio Televizionit Publik Shqiptar’, ndërsa në 16 maj do të ngjitet në natën e dytë të ‘Eurovizionit’.

Përveç performancës jemi kuriozë të dimë se si do të jetë ‘look-u’ i Jonidës në skenën e ‘Eurovizionit’? Por këtë element të rëndësishëm ajo ja ka besuar stilistit, Ardi Asllani i cili ka zbuluar një sërë detajesh rreth veshjes së Jonida Maliqit.

I ftuar sot në “Klubin e Mëngjesit” në ‘Club Fm’, Ardi Asllani ka thënë në një intervistë për moderatorët Flori Gjini, Rudi Deda dhe Suada Daci se ‘veshja e ka marrë tashmë trajtën e saj’.

“Veshja ka elementë metalikë të punuar nga artisti Pirro, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer. Elementë të aksesorëve ilirë i kemi marrë dhe e kemi sjellë tek veshja e Jonidës”, tha Asllani.

Por a është e vështirë të punosh me Jonidën? Asllani na vërteton të kundërtën. “ Kisha dy javë që prisja Jonidën të vinte të shihte fustanin. Ju e dini që ajo është një vajzë detajiste dhe me shije. Kishte parë skicat, por nga skicat deri tek realizimi ka ndryshime. Tani që e pa ndihem më i qetë, sepse e kemi ndarë të dy këtë moment. Ndoshta unë do mund ta bëj dy herë ‘Eurovizionin’ (uroj jo), por për Jonidën është hera e parë që shkon në Eurovizionin dhe dua që gjithçka të jetë perfekte”, është shprehur Ardi Asllani./