ARRATISET ME AUTOBUSIN E SHKOLLËS/ I mituri shkon për të takuar të dashurën e sëmurë – AlpeGossip
ARRATISET ME AUTOBUSIN E SHKOLLËS/ I mituri shkon për të takuar të dashurën e sëmurë

ARRATISET ME AUTOBUSIN E SHKOLLËS/ I mituri shkon për të takuar të dashurën e sëmurë

Nëse dikur ju është thënë se dashuria nuk njeh moshë, tani keni përpara jush provën e gjallë për ta besuar. Një 9- vjeçar nga Torino, Itali mori autobusin e shkollës për të shkuar e surprizuar të dashurën.

E gjitha kjo ndodhi në një shkollë fillore, ku i mituri, pasi mori vesh që e dashura ishte sëmurë nuk nguroi të rrezikonte në emër të dashurisë. Kështu për t’i kthyer buzëqeshjen vajzës, 9- vjeçari hipi në autobusin e shkollës dhe e bindi shoferin ta dërgonte në një fshat aty pranë, ku jetonte gjysma e tij më e mirë.

Ka qenë mamaje e një tjetër fëmija ajo që e ka dalluar vogëlushin brenda autobusit të shkollës duke lajmëruar me emergjencë prindërit. Sigurisht këta të fundit nuk mund ta ndëshkonin të voglin e tyre, të rënë kokë e këmbë në dashuri. Nëntë vjeçari e kaloi gjithë pasditen përkrah saj…