“E DI ÇFARË DO AJO”/ Habit Robert Berisha: Nëse Nora bashkëpunon me Tunën… – AlpeGossip
“E DI ÇFARË DO AJO”/ Habit Robert Berisha: Nëse Nora bashkëpunon me Tunën…

“E DI ÇFARË DO AJO”/ Habit Robert Berisha: Nëse Nora bashkëpunon me Tunën…

Ka kaluar 1 vit që kur çifti i famshëm Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre.

Ata kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, madje shkojnë edhe me pushime së bashku, për shkak të vajzës së tyre Renee.

Dhe i ftuar së fundmi në programin ‘E diell’ këngëtari i është përgjigjur të gjithave pyetjeve në mënyrë të sinqertë.

Ai ka folur për të deklaratës së tij mjaft të diskutueshme  lidhur me tradhëtinë e meshkujve e deri tek raporti që gëzon me Norën dhe shkaqet që i çuan drejt ndarjes.

I pyetur se çfarë mendonte nëse Nora dhe Tuna sjellin një ditë një këngë bashkë, Berisha ka pohuar se për shkak të zhanrit artistik dhe këngëve që sjellin nuk shkojnë me njëra-tjetrën.

“Ajo mund të bëjë çfarë do ajo. Besoj që Nora deri tani ka arrit suksese me punën që ka bërë. E di çfarë do ajo dhe s’e besoj që… Nëse do të kishte arritur ndonjë sukses me atë projekt, do të më kishte ardhur shumë mirë. Unë mendoj që ajo ka nevojë për bashkëpunim me një rrymë tjetër, me një mashkull ose me një femër tjetër, jo me Tunën, për shkak të zhanrit muzikor. Për bashkëpunim artistik nuk e di sa kishin dalë mirë. Me motrën e vet dhe nuk e ndezi kaq shumë sa e kanë prit njerëzit.”- rrëfeu Roberti.

Kujtojmë se dy vite më parë, Roberti dhe Tuna patën një përplasje me njëri-tjetrin me deklarata fyese.