Një nga personazhet më të përfolur së fundmi në të gjitha mediat rozë ka qënë këngëtarja Fifi. Fillimin e këtij sezoni ajo u përfol për një zënkë me Luana Vjollcën pasi nuk u pa në orkestrën e “Shiko kush luan”. Mirëpo të gjitha këto thashetheme u hodhën poshtë javën e kaluar kur Fifi u shfaq në skenën e “Shiko kush luan” dhe këndoi një prej këngëve të saj.
Ndërsa më herët sezonin e kaluar pasi u largua nga “Xing me Ermalin” dhe u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës, ajo u shpreh se ishte gjendur më mirë në “Top Channel” dhe kishte kushte më të mira pune.
Si duket Ermal Mamaqi nuk është ndjerë aspak mirë për deklaratën e saj dhe i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ai u përball vetë me këngëtaren dhe e pyeti duke i thënë: “Fifi po si kishe thënë ti moj motër se ishe më mirë këtu se atje?”