PASI TEA BËRI PUBLIKE LIDHJEN/ Bearti zbulon a ka të dashur të re (FOTO) – AlpeGossip
PASI TEA BËRI PUBLIKE LIDHJEN/ Bearti zbulon a ka të dashur të re (FOTO)

PASI TEA BËRI PUBLIKE LIDHJEN/ Bearti zbulon a ka të dashur të re (FOTO)

Ata ishin një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Teksa shpreheshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe shfaqeshin kudo bashkë, erdhi lajmi i ndarjes së tyre.

Është fjala për dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Beart Rexhepi dhe Tea Trifoni. Kjo e fundit ka zbuluar se tashmë është në një lidhje të re dhe e ka harruar Beartin.

Pasi Tea bëri publike lidhjen, Bearti zbulon a ka të dashur të re

Ndërsa djali nga Kosova ende nuk ka nisur një romancë të re, ose të paktën kështu shprehet vetë ai. Së fundmi Bearti ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në “Instagram”, të  cilët kanë qenë shumë kuriozë të dinë nëse është në një lidhje apo jo.

Pasi Tea bëri publike lidhjen, Bearti zbulon a ka të dashur të re

Ish-konkurrenti i programit të dashurisë ka zbuluar se nuk është në një romancë të re, por që pëlqime ka plot.

“Nuk hi në lidhje veç për mos me nejt single”, shkruan Rexhepi me fansat e tij.