ORINDA KTHEHET PAS NË KOHË/ Flet për vështirësitë e pjesëmarrjes së parë në “Kënga Magjike” – AlpeGossip
ORINDA KTHEHET PAS NË KOHË/ Flet për vështirësitë e pjesëmarrjes së parë në “Kënga Magjike”

ORINDA KTHEHET PAS NË KOHË/ Flet për vështirësitë e pjesëmarrjes së parë në “Kënga Magjike”

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e netëve ‘live’ të edicionit të 20-të të ‘Kënga Magjike’, Orinda Huta, anëtare e jurisë profesioniste ka shkruar pak fjalë për herën e parë kur mori pjesë në festivalin e rëndësishëm të muzikës moderne. “Tani e di’ ishte viti 2002 kur unë mora pjesë për herë të parë në ‘Kënga Magjike’.

Atëherë isha vetëm 15 vjeç dhe nga momenti kur mu dha e drejta e pjesëmarrjes e deri tek kjo këngë pati shumë thyerje zemre.

Familja ime nuk kishte mundësi të investonte shumë në një pasion timin sepse gjithmonë më kishin rritur me idenë se muzika duhet të ishte thjesht një hobi. Megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që do kisha një nga këngët më të bukura të atij viti, e cila dëgjohet ende sot”,-shkruan ndër të tjera Orinda.

Më tej këngëtarja e njohur ju dedikon pak fjalë artistëve të rinj duke dashur t’i motivojë për gjithçka i pret. Orinda ka qenë pjesë e jurisë që gjykonte artistët e rinj për këtë vit. Ajo do të jetë sërish pjesë e netëve ‘live’ si pjesë e jurisë.