Sekreti i Ligjit të tërheqjes, është sekret i i mirëqenies dhe… – AlpeGossip
Sekreti i Ligjit të tërheqjes, është sekret i i mirëqenies dhe…

Sekreti i Ligjit të tërheqjes, është sekret i i mirëqenies dhe…

Është shumë e mundshme që deri me tash të kesh dëgjuar për këtë ligj. Ky artikull do të ju njoftojë me ligjin e tërheqjes, por jo në kuptimin e marrëdhënieve të çifteve. Me fjalë të tjera është të mendosh lidhur me atë se si fati i mirë do të na përcjell neve me të gjitha projektet dhe dëshirat që kemi për qëllim të i arrijmë.
Ligji i tërheqjes është një sekret. Mendimet e tua ndërtojnë një formë energjie që vibron me një shpejtësi të caktuar në varësi të nivelit të intensitetit emocional që shoqëron mendimin.

Miqtë e tu, familja jote, lidhjet e tua, puna jote, problemet e tua, si dhe mundësitë që i ke tërhequr drejt vetës në formën tënde të menduarit i ke sjelle vet me mënyrën e të menduarit tënd.

Ligji i tërheqjes vepron në të gjitha pjesët, dhe në çdo moment. Mund të kesh më shumë, të jesh më shumë dhe të bësh më shumë sepse mund të ndryshosh edhe si person.

Për një person të lumtur që shfrytëzon ligjin e tërheqjes në një mënyrë pozitive thuhet nga të tjerët se ka fat.

Kjo është një mënyrë tjetër që tentohet të shpjegohet lidhur me atë se pse kaq gjëra të mira i sjellë jeta një personi të caktuar.

Katër persona të famshëm dhe historitë e tyre për Ligjin e Tërheqjes:

Jim Carrey

Në fillim të të 90-tave, Carrey ishte vetëm një aktor i panjohur i cili luftonte të mbijetonte edhe një ditë më shumë.

Për të mbajtur vetën të motivuar, kishte vendosur të shkruante një çek, prej 10 milion dollarësh që e kishte vendosur datën deri në vitin 1994, dhe e kishte mbajtur gjithmonë në kuletën e tij për inspirim ditor. Në vitin 1994, Carrey është njoftuar se do të i marrë rreth 10 milion dollar për një rol në filmin “Dumb and Dumber”.

Sot Carrey është një prej aktorëve kryesor të kinemasë në SHBA, dhe për suksesin e vet thotë se është falë vizualizimit të jetës së tij në këtë mënyrë.

Arnold Schwarzenegger

Kur ishte Arnold i ri dhe atlet, Schwarzenegger ka shfrytëzuar fuqinë e visualizimit për të arritur objektivat e veta.

“Unë kisha një ide fikse se si të formoja trupin tim” kishte thënë ai.

Më vonë kur prej aktrimit kishte dalë në politikë, Schwarzenegger kishte thënë që kishte shfrytëzuar truke mentale në të njëjtën mënyrë. Ajo se çka unë bëjë është të krijoj një vizion se çka dua unë të bëhem – dhe pastaj e përjetoj gjithë atë proces sikur kjo të jetë me të vërtet duke ndodhur, ose sikur të jetë e vërtete.

Oprah Winfrey

Një prej grave më të fuqishme të medias që ka dalë nga varfëria për të u kthyer në një prej grave më të fuqishme dhe më të pasura të botës, mund të jetë personi që më së shumti beson në fuqinë e Ligjit të tërheqjes.

Ky premtim edhe kjo formë e të menduarit ka filluar qysh prej që ka qenë e vogël: si fëmijë ka menduar përderisa i ndihmonte gjyshes së vet në punë, ajo e përsëriste gjithmonë në vete këtë “Jeta ime nuk do të jetë kështu. Jeta ime do të jetë më e mirë”.

Will Smith

Një fans dhe mbrojtës i madh i Ligjit të Tërheqjes është edhe aktori i famshëm Will Smith.

Aktori i famshëm thotë se të menduarit pozitiv ka bërë që ai të arrijë lumturinë.

“Në mendjen time unë gjithmonë kam qenë një yll Hollywood-i. Vetëm se të gjithë ju nuk e keni ditur ende.