PERSONAZHI I MOMENTIT/ Gjyshja e Dojna Memës po bën namin në Instagram (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PERSONAZHI I MOMENTIT/ Gjyshja e Dojna Memës po bën namin në Instagram (FOTO+VIDEO)

PERSONAZHI I MOMENTIT/ Gjyshja e Dojna Memës po bën namin në Instagram (FOTO+VIDEO)

Moderatorja e njohur e emisionit “Një ditë me Dojnën”, Dojna Mema, është një ndër figurat më të dashura të ekranit, e cila herë pas here ndan në profilin e saj në Instagram video mjaft të këndshme me gjyshen e saj.

Mirëpo, popullariteti i gjyshes u rrit aq shumë dhe batutat e saj fituan zemrat e publikut, saqë Dojna vendosi t’i hapë gjyshes një llogari të sajën në Instagram, me emrin Gjyshja e Dojnës.

“Jap mendim sa here me pyesin. Kam pasion gatimin dhe jam e martuar prej 60 vitesh me Servetin. Çfare t’ju beje nënia per darke?”, shkruhet në bio-n e Instagramit të gjyshes së moderatores, e cila është kthyer në personazhin e momentit dhe videot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit.