MOMENT HEROIK/ 15 burra ngrenë kamionin për të shpëtuar të moshuarin (VIDEO) – AlpeGossip
MOMENT HEROIK/ 15 burra ngrenë kamionin për të shpëtuar të moshuarin (VIDEO)

MOMENT HEROIK/ 15 burra ngrenë kamionin për të shpëtuar të moshuarin (VIDEO)

jë moment heroik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Londër. Një i moshuar kishte mbetur poshtë kamionit të mbeturinave dhe e gjithë lagjja përreth u mblodh për t’i ardhur në ndihmë.

Ende nuk dihet se si i moshuari përfundoi aty, por pamjet e marra nga një banor tregojnë që ai ishte zënë keq poshtë kamionit.

Në momentin që shoferi i kamionit bëri një përpjekje për ta lëvizur automjetin përpara ai filloi të ulërinte nga dhimbjet, kështu që banorët vendosën të mblidheshin dhe të ngrinin në peshë kamionin.

Pas disa minutash, një grup prej 15 burrash u bënë bashkë për ta çliruar plakun përpara se të mbërrinte autoambulanca.

Një nga banorët Grigorios Zontanos u shpreh për MailOnline:

Dëgjova shumë njerëz që po bërtisnin me të madhe ‘ Ndalo, ndalo!’, dhe më pas shumë zhurma. Dola nga dritarja dhe pashë burrin e zënë poshtë kamionit.”
Pasi u shpëtua nga kamioni, i moshuari u dërgua për në spital ku u trajtua për lëndime në këmbë.

{“videoid”:”1532610260876″,”type”:1,”ratio”:0.75}