“PO TA DIJA NUK DO TA KISHA FTUAR”/ Kush është piktori që gënjeu në studio Rudinën dhe Bietën (FOTO) – AlpeGossip
“PO TA DIJA NUK DO TA KISHA FTUAR”/ Kush është piktori që gënjeu në studio Rudinën dhe Bietën (FOTO)

“PO TA DIJA NUK DO TA KISHA FTUAR”/ Kush është piktori që gënjeu në studio Rudinën dhe Bietën (FOTO)

Rudina Magjistari ka reaguar ashpër ndaj të riut Edlir Reka, i cili ishte i ftuari i saj një ditë më parë.

20-vjeçari u prezantua në programin “Rudina” si një piktor i ri që kishte marrë një çmim të rëndësishëm në Moskë për pikturën e tij.

Por piktura e Edlirit nuk është një punim origjinal ndaj pasi mësoi këtë gjë, Rudina nuk ia ka kursyer një mesazh publik, të riut të cilit i bën thirrje të kërkojë ndjesë dhe jo të vijojë me mashtrime.

Ajo shprehet në një postim në Instagram, se nëse do ta dinte këtë, nuk do ta ftonte, por tashmë që e bëri, nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i kërkojë falje publikut të saj.

Por djali 20-vjeçar që prezantoi pikturën e dikujt tjetër si të tijën, ka mashtruar edhe moderatoren tjetër, Bieta Sulo, në studion e së cilës ka qenë i ftuar në dhjetor 2018.

Ai ka qenë dy herë si i ftuari i Bietës në “Ftesë në pesë”, njëherë si pretendent për çmimin e rëndësishëm të pikturës së Rusi, e herën tjetër si fitues.