Si reagojnë shqiptarët përballë zgjedhjes mbaje ose abortoje? Përgjigjjet e tyre janë shokuese (FOTO) – AlpeGossip
Si reagojnë shqiptarët përballë zgjedhjes mbaje ose abortoje? Përgjigjjet e tyre janë shokuese (FOTO)

Si reagojnë shqiptarët përballë zgjedhjes mbaje ose abortoje? Përgjigjjet e tyre janë shokuese (FOTO)

“Jam 20 vjeçe dhe kisha një lidhje 6-mujore me një djalë 27-vjeçar. Ishte gjithçka në rregull, më dukej sikur përputheshim. Ne u njohëm në punë, por ai jetonte në Tiranë, ndërsa unë në Durrës. Nga një mik i yni i përbashkët shprehëm simpatinë për njëri-tjetrin. Vendosa të pyes mikun e përbashkët më tepër për djalin, pasi më interesonte. Nuk më tha kurrë që ai kishte një të fejuar prej pesë vitesh. Më e keqja është që unë nuk munda do ta kapja as duke folur me atë vajzën e as në foto.

 

Një djalë që më ka dashur përpara këtij, por që un e kam refuzuar, më nisi një foto të djalit që isha e lidhur me të fejuarën e tij duke u puthur. Qava shumë, nuk më besohej. I thashë që e dija dhe më tha që më donte dhe do të linte të fejuarën. Nuk folëm për disa ditë, isha shumë e mërzitur.

Më vonë bëra një test shtatzënie dhe më doli pozitiv. Unë pres një fëmijë nga ai. Ai që ishte për mua burri i parë në jetë, më shkatërroi. Tani më thotë të heq fëmijën, sepse nuk e përballon dot këtë gjë. Unë mendoj që më mirë i marr jetën fëmijës dhe vetes. Jam aq e tronditur sa lotët më rrjedhin rrëke nga kjo situatë. Kam nevojë për mendimin tuaj.”

20-vjearja më lart iu drejtua inbox-it të Anabel në Facebook për të gjetur pakëz ngushëllim e ndoshta zgjidhje për situatën e vështirë në të cilën gjendet. Shumë e re, pa mbështetje nga familja apo i dashuri që e mashtroi, shtatzënë e pa mjete financiare për të rritur një fëmijë, 20-vjeçarja është ndoshta në pozitën më të vështirë që mund të gjendet ndonjëherë.

Letra e saj u postua, për ta ndihmuar sadopak drejt zgjidhjes së duhur. Pati komente nga çdo anë e spektrit të debatit mbi abortin. Për hir të vërtetës, aborti në Shqipëri diskutohet në nivel mikro, gjithmonë nga pikëpamja personale. Këtë rast, duhet të diskutohej më gjerësisht dhe mendimet e shprehura hodhën dritë mbi një tematikë të diskutuar rrallë.

Komentet më të pëlqyera këshillonin abortin, me arsyetimin se vajza është shumë e re dhe e papërvojë. Nëse një fëmijë do të vinte në jetë, do të vuante që në momentin që do të lindte e deri në fund. Në fillim nga vështirësitë ekonomike, e rrjedhimisht nga mungesa e një familjeje. Këto këshilla vijnë nga vetë vajza të reja, por që s’e kanë vuajtur vetë mbi supe barrën e abortit. Flasin për një skenar hipotetik dhe përgjigjen për çdo të donin të bënin ato në një situatë të tillë.

Pati nëna që gjithashtu rekomanduan abort dhe mendimet e tyre radhiten më lart se të të tjerëve. E dinë sfidën e një fëmijë, pavarësisht mënyrës si erdhi në jetë dhe gjykojnë më të informuara rastin në fjalë. Personat që rekomandojnë abortin, përfshirë nënat, e shohin fëmijën jo vetëm si diçka që duhet mbajtur gjallë, por si një njeri, që duhet edukuar, mësuar e qëndruar pranë.

Ana tjetër e spektrit ishin personat kundër abortit. Kundër kategorikisht. Ndonjëherë e merrnin parasysh situatën e vështirë në të cilën gjendet vajza, e shpeshherë thjesht këshillonin ta mbante fëmijën, pa këshilluar më tej si supozohet t’ia dalë në jetë.

Mesi i gjithë kësaj historie ishin komentuesit që këshilluan letërshkruesen të flasë me familjen. E kuptueshme. Si mund të vendosë një 20-vjeçare për diçka kaq të rëndësishme pa ditur gjithë informacionin e nevojshëm. Ndoshta familja e ndihmon të mbajë fëmijën, ndoshta e ndihmon të abortojë, të superojë dhimbjen. Ose ndoshta e përjeton shumë keq dhe shkëput marrëdhëniet tërësisht me vajzën. Është thikë me dy presa, por sidoqoftë, mbetet hap që duhet ndërmarrë.

Në fund duhet kuptuar që aborti ose jo është zgjedhje personale. Fjala kyçe: zgjedhje. Një komentuese e tha më mirë: “Vetë jam kundër abortit, por për ty jam pro”. Unë vetë zgjedh ç’është më e mira për mua, ti zgjedh ç’është më e mira për ty. Unë s’të pengoj ty dhe as ti mua.

Nuk ka rrugë të lehtë në këtë histori dhe nuk ka fjalë shabllon që mund të zgjidhin gjithçka. Ama, diçka është e qartë si drita që nuk duhet thënë. Fjali të tipit “të mendoheshe para se të shkoje me të”, apo “brenda gjashtë muajsh i fale virgjërinë ti”, apo “S’dije ç’ishte prezervativi”. Mos bëni të vdekurin me faj, e as viktimën. Ç’u bë, u bë. Tani çfarë?

Komentet e përzgjedhura: